
Sven Botman ka qenë i lidhur me AC Milan për shumë muaj. Madje raportohej si një marrëveshje e përfunduar mes lojtarit dhe Milanit.
Mirëpo gjërat duket se nuk kanë qenë ashtu, madje tani Botman pritet të zyrtarizohet të një ekip tjetër.
Është Newcastle që pritet të jetë fitues në betejë për shërbimet e Botman.
Sipas Corriere Della, pala angleze ka ofruar 10 milionë euro më shumë se Milani, i cili ka paraqitur një ofertë prej 30 milionë euro.
Si rezultat i kësaj, Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë vendosur të fokusohen te Gleison Bremer, përcjell ORAinfo.

Ata nuk pritet të përfshijnë Tommaso Pobega në një marrëveshje për brazilianin, por duket se Botman nuk është më zgjedhja e parë për Milanin.
Mbetet të shihet në javët e ardhshme se cili do të jetë vendimi i lojtarit holandez për të ardhmen e tij. /ORAinfo/