“Kurrë ma s’do t’i ketë 50%”- Tahiri: Kurti me 14 shkurt e ka mashtruar krejt botën

20:55 | 02 Korrik 2024
“kurre-ma-s’do-t’i-kete-50%”-tahiri:-kurti-me-14-shkurt-e-ka-mashtruar-krejt-boten

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Vetëvendosje nuk do të marr më 50% të votave.

Tahiri u shpreh se nën qeverisjen e Kurtit, Kosova nga ndërkombëtarët ka marr shumë kritika.

“Ky kryeministër nuk mundet me mashtru as BE, as ShBA e as miqt e Kosovës. Në fakt ky i ka mashtru këta, i ka mashtru para se me ardhë në pushtet, se me qenë më i saktë kanë qenë po këto shtete të cilat në masë të madhe i kanë dhënë përkrahje anësore për me ardh në këtë pozicion dhe tani janë po këto shtete të cilat në historinë e shtetbërjen Kosovës kanë dhënë më shumë deklarata kundër Kosovës”, tha ndër të tjera Tahiri ne periskop.

Komento: