‘Kurti 3’ nuk kalon, deputetët nuk kanë votë për Albinin

12:26 | 26 Tetor 2025
Kurti: Nuk ka koalicion, do të vazhdojmë të jemi qeveri në detyrë

Deputetët e Republikës së Kosovës votuan në seancën e sotme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila u prezantua nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, deputetën nuk e zgjodhën Qeverinë e re.

Seancën e shpalli të mbyllur kryeparlamentari, Dimal Basha i cili tha se çështja e Qeverisë, do të vazhdojë me procedurë nga Presidentja Vjosa Osmani./Gazeta10

Komento: