
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë në ekonominë e saj ka mbi 400 mijë pozita si fuqi punëtore aktive.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, Kurti shtoi se ky rezultat është tregues i politikave të suksesshme dhe gjithëpërfshirës për kategori të ndryshme.
Sipas tij, ky sukses ka ndihmuar gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuar.
“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozita të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.