Kurti akuzon Lajçakun: E ka pranuar kushtëzimin e Serbisë që së pari të zbatohet Asociacioni e pastaj marrëveshja bazë

16:27 | 14 Shtator 2023
kurti-akuzon-lajcakun:-e-ka-pranuar-kushtezimin-e-serbise-qe-se-pari-te-zbatohet-asociacioni-e-pastaj-marreveshja-baze


Pas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrel është deklaruar për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se në këtë takim ai ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes bazike. Sipas tij pala tjetër nuk ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur asnjë rezultat.

“Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që e ka sjellur Serbia, përfaqësuesit e BE-së nuk ma dhanë deri pas përfundimit të takimit”, tha Kurti.

Sipas tij ky dokument është i vjetër të paktën 6 muaj i cili kushtëzon që njëherë të zbatohet Asociacioni e pastaj të shkojm eventualisht në zbatimin e marrëveshjes bazë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell para mediave ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insistoi që të formalizohet njohja de-facto nga Serbia.

Ai tutja tha që presidenti serb Aleksandar Vuçiq pranoi kompromisin e paraqitur nga BE-ja. Por në fund s’pati dakordim.

Borrell tutje shtoj se palëve u ka ofruar një propozim që njëra prej tyre të fillojë të zbatojë një pikë të marrëveshjes ndërsa tjetra ta pasojë. “Një proces që do të lejojë që të shkohet paralelisht. Kjo është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë. Ti duhet të bësh diçka për të marrë diçka”, tha Borrell.

Nga ana tjetër Presidenti serb pas takimit i është adresuar mediave të shumta, para të cilave tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq para gazetarëve.

Vuçiq tha që duhet të vazhdojnë të dialogojnë.

Komento: