Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, me rëndësi historike

22:19 | 04 Dhjetor 2023
kurti:-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie,-me-rendesi-historike

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se ka ripohuar përkushtimin e Kosovës ndaj Këshillit të Evropës.

“Duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri”, ka thënë Kurti.

Komento: