Kurti bën homazhe në 26-vjetorin e masa*krës së Brestocit

15:38 | 25 March 2025
kurti-ben-homazhe-ne-26-vjetorin-e-masa*kres-se-brestocit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varreve të të rënëve në masakrën e Brestocit të vitit 1999.

Bëhet e ditur se 26 vjet pas, Kurti bashkë me familjarë dhe të afërt të viktimave nderuan dhe kujtuan 49 martirët dhe pesë dëshmorët e këtij fshati.

“Më 25 mars të vitit 1999 forcat e armatosura serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe”, thuhet në njoftim.

Më tej, Kurti nga Brestoci vazhdoi homazhet në Fortesë dhe Celinë e pastaj në Goden, ku masakrat në këto vende u kryen pikërisht një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s.

Komento:
loading