Kurti: Besimi mes sektorit privat dhe publik është armatura në themelin tonë ekonomik

19:03 | 07 Maj 2024
kurti:-besimi-mes-sektorit-privat-dhe-publik-eshte-armatura-ne-themelin-tone-ekonomik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit ndërtohet një Kosovë më e begatë dhe më e fortë.

Kurti tha se një dialog i fuqishëm publik-privat forcon besimin në mes sektorit privat dhe atij publik, teksa tha se besimi është “armatura” në themelin ekonomik të vendit.

“Me të, ne mund të ndërtojmë gjëra të mëdha. Pa të, edhe planet më të mira dështojnë. Përmes dialogut, ne identifikojmë mundësitë e zhvillimit të sektorit privat, duke rritur investimet e huaja direkte, duke shtuar eksportet dhe duke ngritur konkurrencën e përgjithshme të bizneseve nga Kosova. Imagjinoni mundësitë kur bashkojmë pikat tona të forta dhe ndajmë një vizion të përbashkët”.

“Po aq e rëndësishme është edhe fuqia jonë punëtore. Nëpërmjet formimit dhe edukimit profesional, që synon plotësimin e nevojave të sektorit privat, ne po krijojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë. Ne duam që qytetarët tanë të jenë të përgatitur mirë dhe konkurrues, pikërisht këtu në Kosovë”, tha Kurti.

Më tej, Kurti tha se duke krijuar mundësi të vlefshme punësimi, përmirësohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës dhe sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me fitimet, por edhe me njerëzit.

“U bëj thirrje bizneseve tona më konkurruese, shoqatave të biznesit dhe projekteve të financuara nga donatorët që të vazhdojnë e forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Së bashku, ne mund të zhvillojmë plane strategjike dhe operacionale që rrisin investimet e huaja direkte, eksportet dhe nxisin zhvillimin efektiv të biznesit”.

Shefi im i Stafit në Kryeministri, Luan Dalipi, dhe ministritë përkatëse, kanë punuar ngushtë me Sekretariatin e këtij Këshilli. Ne kemi parë tashmë rezultatet fillestare nga ky dialog. Për shembull, ne po lëvizim për të hequr licencën e eksportit për produktet farmaceutike, një pengesë kjo jo tarifore që vështirësoi biznesin për shumë vite me radhë”.

“Kjo është një dëshmi e asaj që mund të arrijmë përmes bashkërendimit ndërinstitucional dhe komunikimit të qartë me bizneset”, tha ai.

Komento: