
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se ka zhvilluar telefonatë me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në prag të vazhdimit të takimeve për dialogun Kosovë-Serbi.
Kryeministri Kurti njofton se me Escobar ka folur për rëndësinë e sigurimit të zbatimit të qetë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj.
Gjithashtu i ka konfirmuar atij gatishmërinë për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel.
Kurti shprehet se e ka falënderuar Escobarin për mbështetjen e ShBA-së.
Postimi i tij i plotë:
Had a phone call w/ @StateDept DAS Escobar. Discussed the importance of ensuring smooth & quick implementation of the Basic Agreement and its Annex. Confirmed my readiness to engage in active negotiations during the dialogue meeting in Brussels & thanked him for U.S. support.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 11, 2023