Kurti: Deeskalimi ka ndodhur, rruga është e hapur që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

16:39 | 14 Shtator 2023
kurti:-deeskalimi-ka-ndodhur,-rruga-eshte-e-hapur-qe-te-hiqen-sanksionet-ndaj-kosoves


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për sankionet ndaj Kosovës.

Ai u shpreh se deeskalimi në Kosovë ka ndodhur dhe tha se duhet kujdes që të mos ketë rieskalim.

“Deeskalimi ka ndodhur në Kosovë ne duhet të kemi kujdes që të mos ketë rieskalim dhe për këtë po bëjnë gjithçka që është e mundur, por edhe konfiskimi i armatimit edhe i armëve në veri edhe arrestim i kriminelëve, i të korruptuarve është në funskion të rendit dhe ligjit dhe kushtetueshmërisë dhe drejtësisë të cilat e ndihmojnë deeskalimin, për neve sundimi i ligjit në njërën anë dhe deeskalimi e siguria në anën tjetër nuk janë në kundërthënie, përkundrazi ato e ndihmojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

Tutje, Kurti tha se meqë ku deeskalim ka ndodhur, sipas tij, rruga është hapur që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Meqë ka ndodhë ky deeskalim, meqenëse udhëzimi administrativ për të zbatuar nenin 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale është nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, rruga është e hapur që këto masa të padrejta që po e dëmtojnë shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, të hiqen përfundimisht”, u shpreh tutje ai.

Komento: