Kurti dhe Konjufca ngushëllojnë familjen e heroit Bunjaku

22:39 | 28 Shtator 2023
kurti-dhe-konjufca-ngushellojne-familjen-e-heroit-bunjaku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kabinetet e tyre, ishin në vizitë sot në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të Policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, njofton ZKM.

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku. “Vepra e tij dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jetë gjithmonë në mendjet e zemrat tona”.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.​

Komento: