Kurti dhe Vuçiq ballë për ballë

10:47 | 15 Qershor 2021

Fillon takimi, Kurti dhe Vuçiq ballë për ballë.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë filluar takimin e nivelit të lartë në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Komisioni Evropian ka publikuar në uebfaqen e saj disa fotografi të takimit, ku pjesëmarrës janë edhe kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Kurtin në takim po e shoqëron zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërkaq Vuçiqin, ministri i jashtëm, Nikola Selakoviç.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka folur në një konferencë për media para takimit që do të mbahet me ndërmjetësimin e BE-së në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

derisa, takimin Kurti-Vuçiq e ka lidhur edhe me vizitën e presidentit amerikan në Bruksel.

“Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit”, ka thënë ai.

Komento: