Kurti dhe zëvendës-shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nderojnë vikti*mat e sulmit të 11 Shtatorit

09:05 | 11 Shtator 2024
kurti-dhe-zevendes-shefja-e-ambasades-se-shba-se-ne-prishtine-nderojne-vikti*mat-e-sulmit-te-11-shtatorit

Sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zëvendës-shefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit.

Sipas njoftimit homazhet mbahen në oborrin e Qeverisë së Kosovës në orën 09:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, bëjnë homazhe në nderim të viktimave nga sulmi i 11 Shtatorit, pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2019 në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.

Nga ky sulm terrorist humbën jetën rreth 3 mijë viktima.

Komento: