Kurti: Dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse janë gjetur në veri gjatë bastisjeve

18:08 | 01 Dhjetor 2024
kurti:-dhjetera-emblema-te-njesive-ushtarake-ruse-jane-gjetur-ne-veri-gjate-bastisjeve

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për sulmet në veri të vendit, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Ai ka thënë se Serbia po i kopjon metodat e Rusisë, ndërsa ka treguar se Policia ka gjetur emblema ushtarake ruse dje gjatë bastisjeve në veri.

“Gjatë kontrolleve të Policisë së Kosovës përmes armëve u gjetën edhe dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u përkasin njësive të specializuara, si dhe flamuj perandorak rus”.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën, por edhe kjo do të dështojë”, tha Kurti.

Ai tha se institucionet janë të gatshme të mbrojnë qyetarët e vendit.

“Kosova është shëmbull për rajonin si i trajton komunitetet pakicë dhe për institucionet e saj demokratike”, tha Kurti.

Komento: