Kurti dikur e quante EFT-në kërcënim – sot shteti paguan qindra milionë për import prej saj

12:26 | 02 Dhjetor 2025
Kurti dikur e quante EFT-në kërcënim – sot shteti paguan qindra milionë për import prej saj

Dikur Albin Kurti e quante kompaninë energjetike EFT “rrezik kombëtar” dhe kërkonte largimin e saj të menjëhershëm nga tregu i Kosovës. Sot, nën udhëheqjen e tij, e njëjta kompani është furnizuesja kryesore e energjisë për vendin.

Kjo mospërputhje mes deklaratave të dikurshme dhe realitetit aktual është pikërisht ajo që prej muajsh po e denoncon ekspertja e energjisë Janina Ymeri.

Ymeri ka ngritur vazhdimisht alarmin për mënyrën se si Kosova po furnizohet me energji nga EFT dhe për shumat enorme të shpenzuara nga Qeveria për import. Ajo kujton se para gjashtë vitesh Kurti kishte dalë publikisht kundër kësaj kompanie, duke pretenduar se prapa saj fshiheshin struktura të lidhura drejtpërdrejt me ish-regjimin serb.

Në intervistën e atëhershme, Kurti deklaronte:

“Firma ka dy pronarë. Njëri është Vuk Hamoviq, djali i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës Popullore të Jugosllavisë. Tjetri është djali i Aleksandar Rankoviqit. Të dy jetojnë në Londër dhe janë të listuar në bursë.”

Komento: