Kurti dje mbështeti një koalicion në Francë, Gërvalla në Dubrovnik: Kosova s’përzihet në zgjedhjet e huaja, as në Francë as SHBA

18:20 | 29 Qershor 2024
kurti-dje-mbeshteti-nje-koalicion-ne-france,-gervalla-ne-dubrovnik:-kosova-s’perzihet-ne-zgjedhjet-e-huaja,-as-ne-france-as-shba

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në Forumin që po mbahet në Dubrovnik ka thënë se Kosova s’komenton zgjedhjet e vendeve të tjera, as në Francë e as në SHBA, meqë për Kosovën ka përkrahje nga dy anët në vendet partnere.

Gërvalla ka thënë se s’beson që nga Kosova duhet t’iu tregohet amerikanëve të kë duhet ta votojnë.

“Ne s’komentojmë zgjedhjet në vendet e tjera, as në Francë e as në SHBA. Për një arsye, sepse në SHBA dhe vendet partnere, përkrahja për Kosovën është bipartisane dhe jemi shumë të lumtur që kemi përkrahës në dy anët dhe s’besojmë që duhet t’iu themi amerikanëve se kë duhet të zgjedhin”, ka thënë shefja e diplomacisë amerikane.

Megjithatë diçka të tillë s’ka bërë kryeministri Albin Kurti përgjatë viteve të fundit. Kurti ishte rreshtuar hapur në përkrahje të presidentit Joe Biden në zgjedhjet e fundit në SHBA, gjithashtu është përfshrië direkt në zgjedhjet e vendeve fqinje si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Hiq më larg se të premten Kurti ka pasur një qëndrim për zgjedhjet në Francë dhe për atë se kë duhet ta votojnë francezët. Kryeministri Kurti është përzier edhe në zgjedhjet e Zvicrës

Komento: