Kurti: Do të investohen 1 miliard euro në ushtri

19:00 | 01 Mars 2026
kurti:-do-te-investohen-1-miliard-euro-ne-ushtri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se do të investohen 1 miliard euro në ushtri.

Ai ka thënë se do të realizohen edhe premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhur për investime në prodhim, investime kapitale e projekte të mëdha.

“Siç kemi premtuar në fushatë, do të investohen 1 miliard euro në ushtri, 1 miliard euro në prodhim dhe 1 miliard euro çdo vit në investime kapital, projekte të mëdha dhe jetike për Republikën tonë”.

Komento: