Kurti do të kthehet në Kosovë pas takimit në Bruksel, por nuk dihet data e saktë

21:39 | 18 Korrik 2021

Kurti do të kthehet në Kosovë pas takimit në Bruksel.

Pas Greqisë dhe Francës, Kurti do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me president serb, Vuçiq.

Dita e shtunë, e gjeti në tepihun e kuq në festivalin e filmit në Cannes të Francës.

Nën shoqërimin e gruas dhe vajzës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në premierën e filmit “Pa vend” nga Kosova.

Madje vizitën këtu, Kurti me veshje solemne, e shfrytëzoi edhe për disa fotografi më fytyra të njohura të filmit.

Nga vizita dyditore në Francë, Kurti shkroi se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi.

E ndalesën në Francë, Kurti thotë se e shfrytëzoi edhe për takim me Ministren Franceze të Kulturës.

E këtë vizitë në Francë Kryeministri e bëri pas asaj gjashtë ditore në Greqi.

Por, edhe pas kësaj, kryeministri nuk pritet të kthehet në Kosovë.

Nga Qeveria e Kosovës, kanë konfirmuar se Kurti do të udhëtoj të hënën për në Bruksel.

Zyra e Kryeministrit ka thënë që i pari i ekzekutivit do të kthehet në Prishtinë posa të përfundojë vizitën në kryeqendrën evropiane.

E në Bruksel shefi i qeverisë kosovare do të takohet përsëri me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Ky takim pritet të mbahet pasditen e së hënës, ndërsa të pranishëm pritet të jenë ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

E njohësit e procesit të dialogut, kanë pritshmëri minimale nga ky takim.

E më optimistë për takimin e 19 korrikut, janë në Institutin Demokratik të Kosovës.

Ndërkohë, Petar Petrkovic, drejtori i ashtuquajturës Zyra Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të dielën deklaroi se pala serbe në këtë takim, do të insistoj në formimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë.

Komento: