Kurti: Dua ta takojë Thaçin, por s’po ka kush e gjen më

15:04 | 26 Shkurt 2020

Kurti për Thaçin thotë se dëshiron ta takoj, por s’po ka kush e gjen më.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm me u takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe se nëse ky i fundit pranon, atëherë do të bashkëbisedojnë shumë më tepër se takimin e parë që kishin.

“Takimi ka zgjat 4 minuta, jo 10 minuta, por për takimin tjetër do të na duhen më shumë se 40 minuta, por s’ka kush e gjen më (Thaçin)”, deklaroi Kurti në konferencë për media, shkruan Reporteri.
Kurti më tej ironizoi paksa, duke thënë se Thaçi ishte i interesuar ta takonte para se VV e LDK të bënin marrëveshje për bashkëqeverisje, kur atij si kandidat për kryeministër i iknin ditët për të treguar nëse ka marrëveshje për koalicion apo jo.

Komento: