Kurti: Duam gjyqësor të pavarur dhe prokurori të ndershme

14:08 | 18 November 2024
kurti:-duam-gjyqesor-te-pavarur-dhe-prokurori-te-ndershme

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se kjo qeveri do gjyqësor të pavarur dhe profesional me prokurori të ndershme aktive.

Po ashtu, i pari i qeverisë ka deklaruar se me udhëheqjen e tij dhe masat që janë ndërmarrë si ekzekutiv, korrupsioni nuk bën pjesë në listën e problemeve të mëdha të pushtetit, ashtu siç ishte në qeverisjen paraprake.

“Këto tashmë i kemi ndalur, këto më nuk do të kthehen dhe ajo epokë e zymtë për Kosovën ka përfunduar. Pas vetëm një qeverisje të suksesshme u patëm e rritur në 20 numra në indeksin e performancës….tani më korrupsioni nuk listohet si një ndër problemet më të mëdha të pushtetit siç ishte gjatë kohës së qeverisjeve paraprake….kemi liruar veriun e vendit tonë nga bandat kriminale të cilat mbështeteshin dhe financoheshin e dirigjoheshin nga pushteti serb dhe terrori mbi qytetarët ka marr fund. E kemi hapur veriun për zhvillim ekonomik përmes hapjes së bizneseve të reja”, tha ai.

Komento: