Kurti dy ditë pas takimit në Ohër shfaqet i relaksuar në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, flet për zilen e shkollës

11:01 | 20 March 2023

Dy ditë pas takimit në Ohër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeminsitri Albin Kurti është paraqitur nga shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Kurti këtu foli për shënimin e përvjetorit të gjuhës turke, ndërsa për një moment shkaktoi edhe të qeshura tek të pranishmit.

Ai tha se është krenar për traditën e shumëgjuhësisë dhe fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Jemi të lumtur që Qeveria jonë ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore e mësimore, të tilla që janë cilësore e në gjuhën turke, si dhe strategjia për vitet 2022-2026 përfshinë subvencione të vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve mësimore në gjuhën turke dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tutje tha se duhet mësuar gjuhët e njëra-tjetrës.

“Para se të mësojmë gjuhën e njëri-tjetrit duhet të jemi të sigurt në gjuhën tonë. Arsimimi më i mirë është ai në gjuhën amtare”, tha Kurti.

Dhe në këtë moment ra zilja e shkollës, ku kryeministri shkaktoi të qeshura pasi tha se “besoj se edhe pse ra zilja mund të vazhdojmë”.

Ndërsa, kujtoi kohën kur ka qenë nxënës dhe binte zilja.

“Kur kam qenë unë nxënës dhe binte zilja ose fillonte ose përfundonte, por tash po vazhdojmë”, tha Kurti.

Në fund Kurti nuk harroi t’i thotë disa fjalë në gjuhën turke.

Komento: