Kurti e Gërvalla e përdorin Ambasadën e Kosovës për fushatë tek miqtë e Kryeministrit në Norvegji

23:38 | 07 November 2024
kurti-e-gervalla-e-perdorin-ambasaden-e-kosoves-per-fushate-tek-miqte-e-kryeministrit-ne-norvegji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz kanë vënë në dispozicion të tubimeve elektorale, Ambasadat e Republikës së Kosovës nëpër botë.

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka bërë një njoftim për një takim të Kurtit dhe zëvendëses së tij, Donika Gërvalla, në Norvegji. Ngjarja zhvillohet në prag të fushatës zgjedhore.

“Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Norvegji pa u specifikuar natyra e takimit.

Ky takim sipas njoftimit do të mbahet më datën 8 nëntor në ora 20:00.

Norvegjia është vendi nga ku vjen gruaja e kryeministrit.

Të njëjtin veprim Kurti e Gërvalla e bënë edhe ditë më parë në Ambasadën e Kosovës në Vjenë të Austrisë.

Komento: