Kurti e kryediplomatja gjermane “ngrihen” në Shalë të Bajgorës, temperatura -10 gradë

13:27 | 11 Mars 2022

Kurti e kryediplomatja gjermane mërdhijnë në Shalë të Bajgorës

E veshur me kapelë dhe shall, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ditën e dytë të qëndrimit të saj në Republikën e Kosovës, bashkë me kryeministrin Kurti kanë bërë përurimin e parkut të ri të erës “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Gazetari gjerman i ARD-së, Kai Kusestener, i cili ka qenë në këtë ngjarje, ka publikuar një fotografi, ku Baerbock dhe Kurti shihen të mërdhirë diku lartë në Bajgorë afër parkut të erës.

“Përurimi i parkut të erës në Kosovë. -10 gradë dhe bora që po bie. “Herën tjetër do të hapim një park me panele solare” ka thënë ministrja e Jashtme”, ka shkruar Kuestener.

Komento: