
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me çështjen e Presidentit. Ai me sarkazmë, ka thënë se grupet e tjera paralamentare nuk kanë nënshkrime as ta propozojnë një kandidat.
Ai, i është drejtuar gazetarit, duke e pyetur fillimisht nëse ka aplikuar ndonjëherë për punë. Pastaj ka vazhduar duke thënë se, “këta nuk kanë nënshkrime as me apliku për punë, e po dojnë me hi në punë”
“A e dini që unë i kam thënë Abdixhikut, eja në vend të Glaukut dhe ecim përpara. Neve na është thënë qe s’mund të bashkëqeverisim, sepse po i mbani tri pozitat, ne i tham po i mbajmë dy pozita pra. Ata nuk i kanë as nënshkrimet për Presidentin. Nuk munden as me apliku, e po dojnë me hi në punë.“