Kurti e ndërpret transmetimin e mbledhjes së Qeverisë, thotë se dy propozime kërkojnë diskutim sekret

12:08 | 13 November 2024
kurti-e-nderpret-transmetimin-e-mbledhjes-se-qeverise,-thote-se-dy-propozime-kerkojne-diskutim-sekret

Kryeministri Albin Kurti e ndërpreu transmetimin e mbledhjes së Qeverisë, pasi tha se do të diskutonin për dy propozime të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai tha se përmbajtja e këtyre propozimeve kërkonte “diskutim konfidencial”.

“Të nderuar kolegë, gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtojmë edhe dy propozime të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmbajtja e të cilave kërkon diskutim konfidencial, ashtu e paraparë sipas legjislacionit në fuqi, vendimet e aprovuara do të publikohen, kurse detajet e parapara me ligj si sekret, do të ruhen si të tilla sipas ligjeve relevante”, tha Kurti.

“Andaj, ju faleminderit për vëmendjen. Transmetimi këtu do të ndërpritet dhe ne vazhdojmë edhe pak më gjatë”, shtoi ai.

Komento: