Kurti e nis fushatën, shihet në këtë vend me kandidatin për president

12:51 | 25 Dhjetor 2020

Albin Kurti e nis fushatën, shihet në Stubëll me kandidatin për president.

Kreu i VV-së, Albin Kurti me një pjesë të anëtarëve të partisë sot ka shkuar në Stubëll të Vitisë për nder të festës së Krishtlindjeve.

Në këtë vizitë, Kurti është parë me ish-ministrat në Qeverinë Hoti, Rozeta Hajdarin dhe Arben Vitinë.

Gjatë vizitës në njërën nga shtëpitë që ka shkuar Kurti ajo se çka bjen në sy është edhe prania e Nehat Idrizit, personit që ka shpallur kandidaturën për president.

Gjithashtu, në fotografitë shihet edhe kryetar i komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti.

Komento: