Vazhdojnë reagimet për vizitën e Kurtit e Osmanit.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli ka thënë se tandemi Kurti – Osmani ridëshmoi sot në Mitrovicë hipokrizinë që i karakterizon deri në palcë.
“Kryeministri” dhe “presidentja” poshtëruan shtetin e Kosovës përball një grupi huliganësh serbë. Kemi menduar që do të na duhej neve ta shpërfaqim qyqarllëkun dhe demagogjinë e tyre politike, por me gjasë nuk do të ketë nevojë, sepse ata vet po ua japin mundësinë qytetarëve t’i njohin”, ka shkruar ai.