Kurti e Osmani vetëm spektatorë, Ministrja Rizvanolli nënshkruan marrëveshjen me MCC-në

21:36 | 25 Korrik 2022

Nga Zyra për Media e MCC-së kanë konfirmuar se do të jetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo që do të hedhë firmën në marrëveshjen për milionat e MCC-së.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të jenë vetëm spektatorë në ceremoni.

“Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Drejtoresha e MCC-së, Alice Albright do ta nënshkruajnë marrëveshjen e kompaktit”, kanë thënë nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express.

Ndryshe sot gjatë ditës nga zyra për media e presidencës kanë konfirmuar se presidentja dhe kryeministri sot të udhëtojnë për në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në në Kongresin Amerikan.

Po ashtu, Zyra e Presidentes kishte konfirmuar sot udhëtimin drejt SHBA-së, ku kishte shtuar se do të zhvillohen edhe takime tjera bilaterale.

“Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

Komento: