Kurti e përsërit vendimin e Kadri Veselit të para 6 viteve për Nënë Terezën

23:04 | 05 Shtator 2022

Sot është kujtuar shenjtërimi i Nënës Terezë.

Pas gjashtë viteve të një vendimi të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për ta nderuar humanisten dhe shenjtoren e njohur Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë), nga kryeministri Albin Kurti vjen vendimi i përsëritur.

Më 11 korrik 2016, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli kishte marrë vendim që datën 5 shtator ta shpall Ditë të Bamirësisë Nëna Terezë në Kosovë.

Një vendim të njëjtë, e ka marrë sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke e shpallur 5 shtatorin Ditë të Humanizmit në Kosovë, në shenjë respekti dhe nderimi për Nënën Terezë.

Gazeta Express ka siguruar të dy vendimet, atë të vitit 2016 që ishte marrë nga Kadri Veseli dhe këtë të fundit që është marrë sot nga Kryeminsitri Kurti, me propozim të Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Është e paqartë nëse Qeveria nuk është në dijeni që një vendim i tillë tashmë ekziston, apo vendimi është përsëritur qëllimisht.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

5 shtatori përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës nga Vatikani. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Nene Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Komento: