Kurti e quan Ferizajin vend të demonstratave: 500 mijë vota janë garancia për të ardhmen e Kosovës

09:38 | 20 January 2025
kurti-e-quan-ferizajin-vend-te-demonstratave:-500-mije-vota-jane-garancia-per-te-ardhmen-e-kosoves

Kryearti i LVV-së, njëherit edhe kandidat edhe për një mandat të kryeministrit, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Ferizaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e qytetit si simbol të guximit, punës dhe kontributit për ndërtimin e republikës dhe forcimin e identitetit shqiptar.

Kurti e cilësoi Ferizajn si “vendin e demonstratave” dhe “komunë e guximit”, duke u fokusuar në atë që ai e konsideron një pjesë të rëndësishme të historisë dhe zhvillimit të Kosovës.

Në një sallë të mbushur me mbështetës, Kurti theksoi se 500 mijë vota janë garancia për vazhdimin e punës dhe zhvillimit të vendit.

“Salla e stërmbushur, zemra plot. Ferizaj është vendi i demonstratave, komuna e guximit, rajoni i punës dhe popullsia e kontributit për republikë e shqiptari. 500 mijë vota janë garancia, mundësia jemi ne, shansi mban numrin 118, data është 9 shkurt”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

9 shkurt do të jetë dita ku qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e tyre për m të ardhmen e Kosovës.

Komento: