
Kuvendi i Kosovës është mbludhur sot për të diskutuar rreth pakos emergjente së propozuar nga PDK gjatë pandemisë COVID -19.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë që seanca e sotme e thirrur nga PDK-ja, nuk është produktive dhe nuk do të mund të ketë ndikimin e duhur për situatën në të cilën ndodhemi.
“Seancat e tilla jo vetëm që nuk janë të dobishme por janë kundërproduktive. Janë edhe të kota sepse janë jashtë temës. Për brengën e ngritur nuk do të mund të kenë ndikimin e duhur”.
Sipas Kurtit, seanca e sotme është e kotë.
“Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është e çuditshme, pasi Pako Emergjente Fiskale është çështje qeverie e jo e diskutimeve në Kuvend”.
“Ne kemi nevojë edhe për kredi edhe donacione dhe ne këtë e kemi bërë dhe së fundmi duke kërkuar mbështetje nga mërgata jonë. Teksa në njërën anë kritikohemi që pako s’është mjafuteshëm e madhe në masë, prej njerëzve të njëjtë pengohemi të marrim kredi”.
“Jemi të bindur që për fazën emergjente që ndodhemi kjo pako është e mjaftueshme”.