Kurti e Sveçla në Veri, hapin një nënstacion policor në Soçanicë të Leposaviqit

14:07 | 02 Gusht 2024
kurti-e-svecla-ne-veri,-hapin-nje-nenstacion-policor-ne-socanice-te-leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë hapur sot një stacion policor në Soçanicë afër Leposaviqit.

Në Soçanicë, sipas banorëve lokalë, janë të pranishëm një numër i madh i pjesëtarëve të policisë dhe njësive speciale, shkruan portali lokal Kosovo-Online.

 

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së stacionit të ri policor në Soçanicë ka qenë edhe Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

 

Komento: