Zyrtarja e lartë e VV’së: Agim Veliu është shumë i vogël.
Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka shkruar në Facebook se Agim Veliu është shumë i vogël dhe mendjengushtë, raporton Express
Kurti thotë se Veliu është shpirtngushtë dhe mendjengushtë.
“Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë”, ka shkruar Kurti.
Ajo thotë se Veliu duhet të pensionohet.
“Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua”, ka shkruar Kurti.
Këto deklarata të Kurtit vijnë pasi nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu tha se Vjosa Osmani është shumë e gjerë dhe i duhet hapësirë.
E deklaratat e Veliut ishin pas atyre të Osmanit e cila tha se e lë të hapur mundësinë e kthimit në LDK, nëse kryesia aktuale e kësaj partie do të largohej.
Veliu e ka ofenduar ushtruesen e detyrës së Presidentes, duke thënë se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty.