Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që po mbahet sot ka nominuar Albin Kurtin, kandidat të tyre për kryeministër edhe për një mandat qeverisës
Albin Kurti pas nominimit ka bërë një postim të shkurtër në rrjetin social në Facebook ku ka shkruar se Kosova në krye me të, do të jetë e të gjithëve
“Ekonomi që rritet, demokraci që ngritet, siguri që s’preket, është Kosova jonë, është Kosova me neve në krye, Kosova e të gjithëve”, ka shkruar ai.