Kurti: Ekonomia ka rritje të prodhimit, numrit të punësuarve dhe eksportit

20:54 | 08 Tetor 2022

Ekonomia sipas Kryeministrit, ka rritje të prodhimit, numrit të punësuarve dhe eksportit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se ka pasur progres në ekonominë e Kosovës, duke përmendur rritje të prodhimit, numrit të punësuarve dhe eksportit.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka përmendur Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ndihmën për bizneset e investimet e huaja në Kosovë, për të cilat thotë se padyshim që e rrisin ekonominë e vendit.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, shkroi Kurti.

Komento: