Kurti eleminon nga Dega e VV-së në Rahovec deputetin Korenica, kjo është arsyeja

15:00 | 12 November 2022

Albin Kurti eleminon nga Dega e VV-së në Rahovec deputetin Korenica, shkak qëndrimi për projekt-kodin civil.

Edhe pas zgjedhjeve të brendshme, në Lëvizjen Vetëvendosje po vazhdon elemeinimi i figurave të cilët e kanë kundërshtuar projekt-kodin civil për martesat e gjinisë së njejtë.

Pas problemeve përgjatë fazës para zgjedhjeve në Prizren dhe në degë të tjera, ato kanë vazhduar edhe pas vendosjes së strukturave të reja.

Të premten nga Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec është eleminuar deputeti Visar Korenica për shkak të qëndrimit të tij për projekt-kodin civil.

Korenica e ka konfimurar lajmin dhe arsyen e shkarkimit nga pozita e koordinatorit të Degës.

“Po jam shkarkuar për asyet tashmë të ditura”, ka thënë Korenica.

Koorenica është shkarkuar të premten nga pozita e koordinatorit pas mbledhjes që ka mbajtur Dega atje.

Qëndrim kundërshtues ndaj projekt-kodit civil kanë edhe disa deputetë të tjerë brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje si Eman Rrahmani, Gramos Agusholli etj./

Komento: