Kurti emëron 5 anëtarë me mandat 3-vjeçar, në Këshillin Shkencor të AUV-së

20:54 | 30 Prill 2020

Albin Kurti ka emëruar 5 anëtarë me mandat 3-vjeçar, në Këshillin Shkencor të AUV-së.

Qeveria në detyrë sot ka marr vendim që të emëroj 5 anëtarë të Këshillit Shkencor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë me mandat tre vjeçar.

Pesë anëtarët janë, Ariana Kalaveshi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Betim Bresilla nga Instituti Bujqësor i Kosovës, Aziz Behrami, Fakulteti Teknologjisë Ushqimore, Imer Haziri nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe Arben Mehmeti nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Këta anëtarë të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë do të jenë me mandat 3 vjet.

Komento: