Kurti emëron dy këshilltarë serbë

17:12 | 02 Prill 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot dy këshilltarë politikë.
Ai e ka emëruar këshilltar Nenad Rashiqin, që në zgjedhjet e fundit garoi në koalicionin kundër Listës Serbe.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve”, është bërë e ditur në komunikatë.

Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe, Aleksandar Stanković, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë.

Kujtojmë se Kurti aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës që nga 25 marsi kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Komento: