Kurti emëron edhe një këshilltar tjetër politik

14:51 | 14 April 2023

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Bekim Qokun, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Fotografi nga Zyra e Kryeministrit

Përgjatë dy vjetëve prej kur është bërë kryeministër, Kurti ka emëruar 24 këshilltarë, gjashtë prej të cilëve janë këshilltarë të jashtëm.

Komento: