Kurti emëron ish-zëdhënësin e Qeverisë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit

17:40 | 23 Shkurt 2026
kurti-emeron-ish-zedhenesin-e-qeverise-zevendesminister-ne-ministrine-e-arsimit

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë mandatit të kaluar, Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Komento: