Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës

15:03 | 19 Mars 2024
kurti-falenderon-cekine-per-rolin-dhe-kontributin-ne-rrafshin-e-sigurise-se-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ambasadorin çek në Kosovë, Bohumil Mazanek me rastin e 25 vjetorit të Republikës së Çekisë në NATO, dhe e falënderoi atë dhe shtetin e Çekisë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë.

Kurti mori pjesë mbrëmë në hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet e pesë vjet të Republikës së Çekisë në NATO”, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, për ta shënuar 25-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO.

Organizuar nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Kosovë, në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe të korit diplomatik në vend.

Republika e Çekisë së bashku me Poloninë dhe Hungarinë, tri shtete të ish “Bllokut Lindor”, u bënë anëtare të NATO-s më 12 mars të vitit 1999.

Komento: