Kurti: Fatkeqësisht nuk arrita ta takoj kryetarin e ri të Aleancës

21:30 | 04 Gusht 2026
kurti:-fatkeqesisht-nuk-arrita-ta-takoj-kryetarin-e-ri-te-aleances

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka arritur të zhvillojë takim me kryetarin e ri të Aleancës , Ardian Gjini.

Duke folur për konsultimet politike lidhur me formimin e institucioneve, Kurti tha se kishte synuar të takohej edhe me kreun e ri të Aleancës, por kjo nuk ka ndodhur.

“Fatkeqësisht nuk arrita ta takoj kryetarin e ri të Aleancës”, u shpreh Kurti, pa dhënë detaje shtesë për arsyet e mosmbajtjes së takimit./Gazeta10

Komento: