Kurti: Finlanda është një vend model për Kosovën

21:33 | 06 Dhjetor 2023
kurti:-finlanda-eshte-nje-vend-model-per-kosoven

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës.

Ai me këtë rast theksoi se Finlanda është një vend model për Kosovën, pasi ajo ilustron shumë nga vlerat dhe aspiratat tona kyçe.

Kurti kujtoi partneritetin e rolin e Finlandës gjatë viteve dhe ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

“Agjencia Finlandeze e Zhvillimit Ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e projekteve jetike në edukimin për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kujdesin shëndetësor dhe më shumë”, tha Kurti.

Miqtë më të mirë nuk janë vetëm shoqërues në gëzim, por mentorë në të mësuar, veçoi kryeministri, duke thënë se Kosova është ambicioze dhe e përkushtuar që t’i pasqyrojë këto vlera të progresit social, sigurisë, inovacionit dhe t’i bashkohet institucioneve euroatlantike dhe evropiane.

Kurti tha se “ndërsa lidhjet tona vazhdojnë të rriten, ne presim me padurim mundësitë e shumta të bashkëpunimit që kemi përpara”./Front Online

Komento: