Kurti flet pas përfundimit të takimit me Macron: Nuk ka zotim për heqjen e regjimit të vizave

23:19 | 23 Qershor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kurti ndër të tjerash tha se pavarësia e Kosovës, integriteti i saj territorial, sovraniteti shtetëror e funksionimi nuk janë të diskutueshme.

“Me Serbinë jemi të gatshëm të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona, jo për statutin tonë sepse ajo ka përfunduar para 13 viteve kur është shpallur shtet i pavarur Kosova.Që ka përfunduar debatin në aspektin legal e juridik.Ne jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv, por duhet të përfundojë metoda e vjetër meqë rast Serbia thotë se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, ndërkaq nga Kosova kërkohet që të bëjë gjëra shtesë.Jemi të përqendruar në forcimin e shteti të Kosovës, meqë rast shpreha vendosmërinë tonë tek presidenti francez se evropianizimi nuk kanë alternativë e ne do të angazhohemi për punësim e drejtësi, pasi mbi të gjitha për këto kemi mandatin tonë.Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit theksoi se nuk ka zotim nga ana e përfaqësuesve të Francës dhe të tjerëve sa i përket heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.

“Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian që Kosovës duhet t’u hiqet regjimi i vizave, në këtë vizitë kjo mbështetej është trajtuar.Unë jam i bindur që ata kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave.Kisha një takim paraprak të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe kolegut të tij francez i cili u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit. Gjatë këtyre muajve ne kemi luftuar edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar.Ka luftim të trafikimit, të suksesshëm e drastfikisht ka rënë numri i migrimeve, mbase mund të shpresojmë që sado pak kjo vizitë do të ndihmojë që Franca të eliminojë skeptizmin e saj, por s’mund të them se morëm diçka konkrete në këtë aspekt. Në fund të fundit duhet të forcojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë dhe shpresojmë që edhe miqtë që i kemi në BE do të ndihmojnë që më në fund kjo padrejtësi të përfundojë”, shtoi ai.

Komento: