Kurti flet për anëtarësimin në NATO dhe BE me përfaqësues të partisë malazes DPS

23:42 | 27 Gusht 2024
kurti-flet-per-anetaresimin-ne-nato-dhe-be-me-perfaqesues-te-partise-malazes-dps

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës përfaqësues nga Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi (DPS): Abaz Dizdareviq, nënkryetar i DPS-së, Aleksandra Vukoviq-Kuç, nënkryetare e DPS-së, dhe Andrija Nikoliq, kryetar i Klubit të Deputetëve të DPS-së.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në takim u bisedua mbi “vlerat euro-atlantike dhe parimet e social-demokracisë, bashkëpunimit dhe orientimit të ndarë së bashku për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimi i Kosovës që t’i bashkëngjitet dhe NATO-s, organizatë ku bën pjesë dhe Mali i Zi”.

Kurti i falënderoi përfaqësuesit prezent të DPS-së për bashkëbisedimin, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona fqinjësore.

Komento: