Kurti flet për dialogun: Në Beograd thanë se e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman

18:37 | 05 Janar 2023

Kurti: Në Beograd thanë se e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se propozimi franko-gjerman për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovës-Serbi është një bazë e mirë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tha se për këtë propozim, në Beograd thanë se e kanë hedhur poshtë.

Sipas tij, për këtë deklaratë duhet që të gjithë të merreshin me ta.

“Propozimi franko gjerman është një bazë e mirë, mirëpo nga mbledhja e sigurisë në Beograd, doli ministri i tyre i jashtëm, dhe tha se e kemi hedhur poshtë propozimin e tillë. Unë besoj që të gjithë duhet të merren me ta”.

Komento: