Kurti flet për dorëheqjen e Latifit: Do ta takoj sot gjatë ditës

12:20 | 07 October 2022

Fjalët e vetme të Kurtit për dorëheqjen e Latifit: Do ta takoj sot gjatë ditës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar kërkesën e dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, bërë një ditë më parë.

I pyetur të premten nga gazetarët pas një konference për komunitetet, Kurti ka thënë vetëm se do ta takojë Latifin gjatë ditës së premte.

Latifi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë pa i bërë një vit në krye të këtij dikasteri.

Letra e dorëheqjes e Latifit nuk përmend ndonjë arsye specifike.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”, thuhet në dorëheqjen e Latifit.

Komento: