Kurti flet për emërimet në borde, thotë se ishin të domosdoshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kurti flet për emërimet në borde, thotë se ishin të domosdoshme

22:16 | 17 Prill 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folue për emërimet në borde.

Kurti ka thënë se shumë ekspertë kanë hezituar të pranojnë pozita udhëheqëse.

“Dikur në borde ka qenë privilegj, sot është rrezik. Në shumë borde është më rrezik të jesh anëtarë apo drejtues se të jesh kryeministër në detyrë si puna ime”, tha ai.

Kryeministri në detyrë thotë se vetëm 15% e përbërjes së bordeve kanë libreza të Vetëvendosjes.

“Unë besoj se këto borde do ta bëjnë ç ‘kapjen e shtetit, andaj ishin të domosdoshme”, tha Kurti në RTV Dukagjin.

Kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se po të kishte pritur edhe disa ditë mund të gjente emra jashtë partiak por sipas tij “milionat po shkonin” dhe s’mund të pritej.

Kurti thotë se shumë këshilltarë në kryeministri nuk kanë pasur librezë partiake të Vetëvendosjes.

“Më thoni cila parti deri më tani një pjesë të madhe të zëvendësministrave e ka emëruar pa pasur librezë partiake. Ne kemi emëruar zëvendësministra jashtë Vetëvendosjes edhe pse na kanë takuar neve”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Komento: