
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas fitores.
Ai ka uruar gjithë aktivistet dhe qytetarët për besimin.
Ka thënë se fton partitë opozitare të bashkëpunojnë për marrëveshjet ndërkombëtare, dhe projekte të tjera.
“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”.
“Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare e marrëveshjet e mira”, ka thënë Kurti.