Kurti flet për gruan e tij Ritën, turma bën veprimin e papritur

01:07 | 07 Tetor 2019

Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e fitores në sheshin e Prishtinës para simpatizantëve të tij.

Kurti, i shoqëruar nga një pjesë e anëtarëve të Vetëvendosjes, falënderoi ndër të tjera edhe Vjosa Osmanin për një fushatë të mirë dhe i ka kërkuar publikisht edhe bashkëpunim.

Mirëpo, ai pranë tij pati edhe njeriun më të afërt të tij, partneren e jetës, gruan Ritën.

Gjatë fjalimit ai tha disa fjalë për Ritën, duke i falënderuar simpatizantët dhe kosovarët në përgjithësi që e pranuar në shtetin e tyre.

Me këtë rast, të pranishmit ia filluar të thërrisnin emrin e saj njëzëri, duke bërë që ajo të qeshte e lumtur.

Rita, e cila ka nënshtetësinë norvegjeze, e ka shoqëruar Kurtin edhe në qendrën e votimit ku ai e dha votën e tij, e bashkë me ta ishte edhe vajza e tyre.

Komento: